BotaLajme

Tmerr në ajër/ Turbulenca godet avionin me 284 persona mbi Atlantik

Një avion me 284 persona në bord është përfshirë nga turbulenca të forta. Avioni i kompanisë “Aerolíneas Argentinas” u ngrit nga Madridi në orën 20:21 të 18 tetorit dhe kishte si destinacion Buenos Airesin.

Turbulenca nisi pas 7 orësh në flurimin që zgjat në total 12 orë. Shumica e pasagjerëve ishin në gjumë në atë kohë, ndërsa bagazhet e sende të tjera përfunduan të shpërndara në çdo cep të avionit.

Kompania tha se në momentin e turbulencës, shenjat e rripave të sigurimit ishin të ndezura dhe për këtë ishte lëshuar edhe njoftimi për pasagjerët. Megjithatë, disa pasagjerë kishin lëvizur nga vendet e tyre, e të tjerë ishin pa rripin e sigurimit dhe përfunduar duke u përplasur në kabinë.

Të paktën 12 persona u plagosën, nga të cilët 3 përfunduan në spital me plagë të rënda. Për fat të mirë, pas 4 orë e gjysmë nga turbulencat, avioni kreu ulje të sigurt në Argjentinë, me të plagosur që u dërguan në spital e shumë të tjerë të tmerruar nga ajo që përjetuan.

Show More

Related Articles

Back to top button