Kina ka kontribuar aktivisht për qeverisjen globale të klimës, tha të premten zëvendësministri kinez i Ekologjisë dhe Mjedisit Zhai Qing në një konferencë shtypi në kuadër të Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.
Si vendi më i madh në zhvillim i botës, Kina do të bëjë uljen e lëshimit të karbonit me intensitetin më të madh në botë dhe do të kryejë kalimin nga kulmi i lëshimit të karbonit në asnjanësimin e tij në periudhën më të shkurtër të kohës në histori, theksoi zv.ministri.
Zhai u shpreh gjithashtu se Kina mbështet multilateralizmin dhe parimin e përgjegjësisë së përbashkët, por të ndryshme sipas mundësive, dhe ka nxitur nënshkrimin, hyrjen në fuqi dhe zbatimin e Marrëveshjes së Parisit.
Sipas tij, Kina ka marrë pjesë aktive në bashkëpunimin Jug-Jug lidhur me ndryshimin e klimës dhe ka ndihmuar vendet e tjera në zhvillim, veçanërisht vendet e vogla ishullore, vendet afrikane dhe vendet më pak të zhvilluara, për të përmirësuar kapacitetet e tyre të reagimit ndaj ndryshimit të klimës dhe për të ulur ndikimet e dëmshme të këtij ndryshimi.
Në të ardhmen, Kina do të punojë me të gjitha palët për të marrë pjesë aktive në qeverisjen globale mbi ndryshimin klimatik, do të promovojë një sistem të drejtë dhe të arsyeshëm të qeverisjes globale të klimës për përfitime të përbashkëta, do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin Jug-Jug mbi ndryshimin e klimës dhe do të ofrojë zgjidhjet, forcën dhe mençurinë kineze përballë ndryshimit global të klimës, tha Zhai Qing.
Kina ka pasur arritje të dukshme në mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin e gjelbër që nga viti 2012.
“Lufta kundër ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës ka sjellë rezultate konkrete. Vjet, dendësia mesatare e grimcave PM2.5 në qytetet e Kinës mbi ose në nivel prefekture është ulur 34.8 % në krahasim me vitin 2015”, tha z. Zhai.
Për sa u përket mbrojtjes dhe restaurimit ekologjik, zona e përgjithshme e rezervateve natyrore të të gjitha niveleve zë rreth 18 % të sipërfaqes tokësore të Kinës dhe janë krijuar pesë parqe kombëtare ekologjike. Popullata e mbi 300 llojeve të kafshëve dhe bimëve që rrezikoheshin të zhdukeshin është shtuar, bëri të ditur ai. Sipas tij, Kina ka pasur arritje të dukshme në mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin e gjelbër që nga viti 2012.
“Lufta kundër ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës ka sjellë rezultate konkrete. Vjet, dendësia mesatare e grimcave PM2.5 në qytetet e Kinës mbi ose në nivel prefekture është ulur 34.8 % në krahasim me vitin 2015”, tha z. Zhai.
Për sa u përket mbrojtjes dhe restaurimit ekologjik, zona e përgjithshme e rezervateve natyrore të të gjitha niveleve zë rreth 18 % të sipërfaqes tokësore të Kinës dhe janë krijuar pesë parqe kombëtare ekologjike. Popullata e mbi 300 llojeve të kafshëve dhe bimëve që rrezikoheshin të zhdukeshin është shtuar, bëri të ditur ai.