BotaLajme

U sulmua me thikë, shkrimtari Selman Rushdie humb shikimin në njërin sy

Autori Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë pas goditjes me thikë në Nju Jork në gusht, thotë agjenti i tij.

“Ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks”, tha Andrew Wylie, një agjent me bazë në Nju Jork, gjithashtu për gazetën spanjolle El País. “Ishte një sulm brutal”.

Wylie tha se nuk mund të zbulonte vendndodhjen e romancierit.

Rushdie është përballur prej kohësh me kërcënime me vdekje për romanin e tij të vitit 1988 “Vargjet Satanike”.

Disa muslimanë e konsiderojnë librin si blasfemi. Personi i akuzuar për sulmin, Hadi Matar, 24 vjeç, i lindur në SHBA, është deklaruar i pafajshëm për tentativë vrasjeje.

“Ai ka humbur shikimin e njërit sy,” tha zoti Wylie në intervistën e tij me El País. “Ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e paaftë sepse i ishin prerë nervat në krah”.

I pyetur nëse autori ishte ende në spital, Z. Wylie u përgjigj:

“Nuk mund të jap asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai do të jetojë… Kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Sulmi ndodhi në Institutin Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut më 12 gusht. Rushdie ishte gati të mbante një fjalim për mënyrën sesi SHBA ka shërbyer si strehë për shkrimtarët, para se te sulmohej, shkruan BBC.

Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike. Shumë muslimanë reaguan me tërbim ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed fyente besimin e tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button