BotaLajme

FOKUS – NYT: Izraeli i jep Ukrainës informacione sekrete kundër dronëve iranianë

TEL AVIV, 24 tetor /ATSH-ANSA/ – Izraeli ka furnizuar qeverinë ukrainase informacione të dobishme sekrete për goditjen e dronëve iranianë, të përdorur nga forcat ruse në Ukrainë, sipas një zyrtari ukrainas, i cili kërkoi të mbetej anonim, njoftoi sot gazeta amerikane “New York Times”.

Zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, Yuriy Sak pretendoi se dronët kamikazë iranianë ishin prodhuar si një aftësi goditëse në masë kundër Izraelit dhe jo kundër Ukrainës.

“Iranianët po përdorin Ukrainën si një terren testimi, për të parë pikat e dobëta, për përsosjen e tyre dhe herët a vonë do t’i përdorin edhe kundër Izraelit”, theksoi ai./ShqipMedia/

Show More

Related Articles

Back to top button