BotaLajme

Ndërroi jetë teksa prezantonte emisionin e tij të përditshëm të mëngjesit për “GenX Radio Suffolk”

Një prezantues i një radioje lokale ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër. 55-vjeçari, Tim Gough, ishte duke prezantuar emisionin e tij të përditshëm të mëngjesit për “GenX Radio Suffolk” kur muzika ndaloi.

Mediat e huaja shkruajnë se muzika rifilloi disa minuta më vonë por Gough, nuk u kthye më pas. Stacioni radiofonik konfirmoi më pas në një deklaratë se ai kishte ndërruar jetë.

“Me zemrën më të rëndë më duhet t’ju informoj, miku ynë i dashur dhe drejtuesi i mëngjesit Tim Gough ndërroi jetë këtë mëngjes teksa prezantonte programin e tij”, ka shkruar në profilet e saj në rrjetet sociale “GenX Radio Suffolk”.

Prezantuesi, karriera e të cilit në radio daton që nga 1986, u kishte uruar dëgjuesve të tij një mëngjes të mirë. Ai dha përditësime për motin në të gjithë Suffolk dhe vetëm pak minuta përpara se ‘Grey Day’ nga Madness të ndalonte papritur, ai po fliste për çifte të famshme që janë martuar në Suffolk, ndër vite.

Show More

Related Articles

Back to top button