BotaLajme

Mungesë barnash në Gjermani

Rreth 300 medikamente mezi gjenden aktualisht në Gjermani. Shpesh ndodh që për to ka ilaçe zëvendësuese, të ashtuquajturat gjenerika. Nëse jo, atëherë pasojat janë fatale, sidomos për të sëmurët me diabet dhe HIV.

Me mungesën e medikamenteve merret një numër i madh njerëzish: Farmacistet dhe farmacistët kanë dhënë alarmin, personeli mjekësor ka dhënë alarmin, dhe po ashtu dhe pacientët. Ata janë ata që vuajnë kur një ilaç i rëndësishëm nuk gjendet dhe kur në farmaci i thonë: “Medikamenti nuk është aktualisht në furnizim.”

Në listën e Institutit Federal për Medikamentet dhe Prodhimet Mjekësore (BfArM) ndodhen mes të tjerash medikamente për sëmundjen HIV. Edhe për insulinën, jetike për njerëzit me diabet të tipit 1, ka aktualisht mungesa furnizimi në Gjermani, ndonëse sipas BfArM mungesa nuk ka.

Mosfurnizimi nuk do të thotë se ilaçi mungon  

Më e rëndësishme të bësh dallimin midis këtyre dy koncepteve, thotë BfArM. “Mosfurnizimi është një ndërprerje paraprake dy javore e furnizimit me sasinë e zakonshme, ose rritje e madhe e kërkesës, e cila nuk mund të plotësohet siç duhet,” thuhet në faqen e internetit të Institutit Federal.

Rëndësi të madhe ka këtu nëse për terapinë ndodhen në dispozicion ilaçe alternativë dhe nëse medikamenti ndodhet në treg. Konkresisht do të thotë se medikamenti në fjalë mungon nëse nuk ka zëvendësues, gjenerika. Sepse nëse kjo ndodh, atëherë medikamenti mungon.

Por edhe problemet afatshkurtra do të thonë ngarkesë më e madhe për farmacistet dhe farmacistët. Sepse edhe nëse zëvendësuesit janë në dispozicion, atëherë ato duhen gjetur fillimisht duke i kërkuar në tregun ndërkombëtar dhe duhen marrë prej andej. Kjo i shtohet stresit dhe pasigurisë së të sëmurëve. Mbase ata kanë përdorur për vite me radhë një medikament të caktuar, dhe tani, kur ai nuk është në dispozicion duhet të kalojnë tek një tjetër.

Lista e ilaçeve që mungojnë është e gjatë 

Të dhënat për listën e medikamenteve me probleme të BfArM vijnë nga njoftimet e prodhuesve të medikamenteve dhe nga banka e të dhënave të medikamenteve dhe kërkesave (AmAnDa) të Federatës. Krah insulinës dhe medikamenteve për HIV, mungesa ka për antibiotikë, sprucot e azmës, medikamentet për mpirjen e gjakut, ilaçet kundër kancerit, antiepileptikët e deri tek ibuprofeni e paracetamoli. Kjo listë mund të zgjatet pa problem. Pak shans kur medikamenti mungon në treg oforjnë medikamentet zëvendësuese.

Tek medikamente të ndryshme jo të gjithë përbërësit janë të rëndësishëm për trajtimin e pacienteve dhe pacientëve. “Kështu për shembull nga 250 njoftime për mungesë furnizimi vetëm 10 janë për mungesë të përbërësve të rëndësishëm,” shpjegon BfArM. Nëse këta përbërës mungojnë, atëherë medikamenti nuk mund të prodhohet.

A ka rrezik për ndërprerje furnizimi?

Martin Scherer nga Degam, Shoqëria gjermane pVr mjekësinë e përgjithshme dhe mjekësinë e familjes, nuk sheh në këto momente në Gjermani mungesë furnizimi për medikamentet më të rëndësishme. “Mungesat e furnizimit për mua si mjek nuk janë arsye për të porositur sasi të mëdha të medikamentit. Kjo mund të jetë e rrezikshme, sepse vlera të ndjeshme si tensioni i gjakut, hollimi i gjakut ose vlerat e tiroideve duhen kontrolluar vazhdimisht dhe me to duhet përshtatur doza e medikamentit”, thotë mjeku.

Mjekë si Schererit, duhet të kenë parasysh që të mos u japin pacientëve receta për medikamentin origjinal dhe të heqin dyshimet për efektet e medikamentit zëvendësues, nëse vepron apo jo njësoj si origjinali.

Mungesa furnizimi ka në të gjitha kontinentet 

Nga mungesa e medikamenteve janë prekur vende në të gjithë botën. Sa i madh është problemi për persona të caktuar dhe nëse është me rrezik për jetën, varet nga lloji i sëmundjes. Njerëzit që janë sëmurë nga kanceri ose diabeti, ose janë pacientë HIV pozitiv janë shumë të varur nga marrja e rregullt e medikamentit të tyre. Ndërprerja e përkohshme ose e përhershme e trajtimit mund të sjellë komplikime.

Kur lëndët përbërëse pakësohen

HIV është i përhapur në gjithë botën. Sëmundja trajtohet me të ashtuquajturat medikamente antiretrovirale. Kjo ka funksionuar mirë deri tani, të paktën në vendet e industrializuara.

Në një vend si India për shembull, ku niveli i infeksioneve është shumë i lartë, ka shumë më pak mundësi për terapi. Medikamentet antiretrovirale janë shumë të shtrenjta. Në Gjermani trajtimi i një pacienteje ose një pacienti me HIV kushton nga 20 000 në 30 000 euro në vit.
Këtë shumë nuk është në gjendje ta përballojë askush. Prandaj shumë vetë varen nga marrja e medikamenteve falas për HIV. Këto shpërndahen në qendrat shtetërore antiretrovirale. Kur ndërpritet furnizimi, ndalohet edhe trajtimi.

HIV është një nga shumë problemet 

Në shumë vende të varfëra ka disa sëmundje që praktikisht nuk shfaqen më në vendet e industrializuara. Shumë prej tyre bëhen vdekjeprurëse, kur nuk bëhet trajtimi me medikamente. Këtu bën pjesë për shembull sëmundja Hansen, e njohur si lepra. Një shembull tjetër janë kafshimet e gjarpërit, që nuk janë të pazakonta në Indi. Edhe këto mund të kthehen në vdekjeprurëse nëse gjendja keqësohet dhe mungon medikamenti.

Në Vietnam shqetësimi është rritur për mungesën e një përzierjeje që përdoret në operacionet e zemrës për të penguar efektin e heparinës gjak-holluese, koagulimin e gjakut dhe anasjelltas.

Në shumë vende afrikane situata nuk është më e mirë. Qasja tek medikamentet atje është shumë e kufizuar. Mungesa e një medikamenti e keqëson edhe më shumë gjendjen. Kështu për shembull Qendra për Studimin e Sëmundjeve Infektuese në Universitetin e Minesotës, CIDRAP, thotë në faqen e internetit se atje mungojnë katër milionë doza të një vaksine kundër rotavirusit. Nga kjo preken sidomos fëmijët në Kenia, Tanzani, Senegal dhe Kamerun. Infektimi i fëmijëve të vegjël me rotavirus shkakton diare, dhe dehidratim të trupit. Më shumë se dy milionë fëmijë dërgohen për këtë arsye në spital brenda një viti.

Mungesa e medikamenteve shkakton shumë shqetësim

Edhe spitalet dhe sallat e operacionit preken kur ka mungesa të mëdha në furnizim. Sipas të dhënave të BritishMedical Journals, BMJ, mungesa e medikamentit remifentanil ka qenë pasoja në Mbretërinë e Bashkuar. Ky opioid që vepron në trup vetëm për një kohë të shkurtër, përdoret në operacione. Pacientet dhe pacientët e marrin veten më shpejt kur përdorin këtë ilaç se sa kur përdorin narkozën. Kështu mund të shmangen pasojat afatgjata. Por tani ka pasur vështirësi në furnizimin e tij. Personeli i spitaleve duhet të gjejë rrugë të reja për të shmangur sa më shumë efektet anësore që rëndojnë trupin.

Mungesat kanë shumë arsye 

Një shkak për zhvillimet aktuale ekspertet dhe ekspertët e shohin tek monopolizimi i tregjeve. Kur një firmë prodhimi bie në gjendje të vështirë kjo mund të ketë pasoja të mëdha. Edhe gjetja e një ndërmarrjeje tjetër prodhimi, që të vazhdonte pa ndërprerje prodhimin, është shpesh e vështirë.

Edhe ana financiare luan shpesh një rol. Shumë medikamente prodhohen në Azi. Atje kostot janë më të ulëta se gjetkë.

“Në një botë të globalizuar edhe prodhimi i medikamenteve varet nga zhvillimet globale,” thotë Scherer. “Ajo varet për shembull nga problemet me lëndët e para që shfaqen në tregun botëror, nga rritja e çmimeve dhe vështirësitë e transportit për shembull nga India ose Kina. Përveç këtyre, kostot në rritje të energjisë janë duke pasur pasoja tek furnizimi i medikamenteve.”

Kur mbyllen fabrikat sepse drejtuesit nuk janë më në gjendje të paguajnë energjinë, shpesh alternativat e tjera nuk janë të mjaftueshme. Kështu mjeket dhe mjekët, farmacistet dhe farmacistët, ndërmarrjet farmaceutike dhe ndërmarrjet e prodhimit duhet bëjnë nga e para planet si të veprojnë me burimet ekzistuese, duke shpresuar që mungesa e medikamenteve të jetë vërtet afatshkurtër. /DW/

Show More

Related Articles

Back to top button