BotaLajme

Xi Jinping thotë se është i gatshëm të punojë me Uashingtonin

Kina është e gatshme të punojë me SHBA-në për të mirën e të dy vendeve, tha presidenti kinez Xi Jinping në një deklaratë të transmetuar sot nga rrjeti televiziv shtetëror kinez CCTV.

”Si fuqi të mëdha, Kina dhe SHBA duhet të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin për të kontribuar në stabilitetin në botë”, tha Xi në një mesazh në një ngjarje të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë të mërkurën.

Të dy vendet janë në mosmarrëveshje për politikën e Kinës ndaj Tajvanit , marrëdhëniet e Pekinit me Rusinë dhe së fundmi mbi përpjekjet e SHBA-së për të parandaluar kompanitë e saj gjysmëpërçuese që të shesin teknologji tek kompanitë kineze.

Kina kohët e fundit është zemëruar nga një sërë vizitash nga ligjvënësit amerikanë në Tajvan. 

Pekini është shprehur se SHBA po i dërgon “mesazhe të rrezikshme” Tajvanit të vetëqeverisur, të cilin Kina e konsideron një provincë separatiste të destinuar për ribashkim të ardhshëm me kontinentin.

Xi, i cili sapo siguroi një mandat të tretë si lider i Partisë Komuniste Kineze në pushtet, ka qenë kritik i ashpër ndaj ndërhyrjeve të huaja në Tajvan dhe së fundmi njoftoi se Kina nuk do të heqë dorë kurrë nga e drejta e saj për të përdorur forcën mbi ishullin.

Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden tha dje se “SHBA nuk kërkon konflikt me Kinën”.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button