Gjenerali amerikan Petraeus, njëherazi ish-shef i CIA-s, ka sugjeruar një organizim ushtarak shumëkombësh për të ndërhyrë në Ukrainë përball rusëve. Ky organizm, ngjashëm me atë në Irak 2004-2009, do të udhëhiqej nga amerikanët dhe nuk mban logon e NATO-s.
Ish-shefi i CIA-s amerikane David Petraeus ka hedhur idenë e organizimit të një koalicioni forcash shumëkombëshe me në krye Amerikën për t’iu kundërvënë rusëve në Ukrainë.
Gjenerali amerikan me katër yje hodhi këtë propozim duke thënë se në këtë rast nuk po flasim për inkuadrim të NATO-s në luftë, por për një koalicion të udhëhequr nga amerikanët dhe aleatët.
Një projekt i ngjashëm është organizuar dhe zbatuar më herët në Irak nga amerikanët, të cilët ftuan aleatët për të ndërtuar forca shumëkombëshe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë nga viti 2004 deri në vitin 2009.
Raportet amerikane shkruajnë se rusët e kanë zgjeruar gamën e ndihmës që marrin në këtë luftë duke blerë dronë iranianë, dyshime për rekrutime të komandove afganë dhe sirianë.
Për gjeneralin amerikan ushtria ukrainase paraqitet më mirë se ajo ruse në anën logjistike, pasi rekrutimi, organizimi dhe pajisja me armatim e ushtarëve ka rezultuar më e suksesshme se e rusëve.
Sa i përket angazhimit të NATO-s në Ukrainë, ai përsëriti atë që kanë thënë më herët edhe Henry Kissinger dhe analistë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë – se është vijë e kuqe për Rusinë.