BotaLajme

Zelensky para parlamentit japonez: Kujton rrezikun e centraleve bërthamore nga rusët

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit në parlamentin japonez përmendi për rreziqet nga sulmet ruse ndaj centraleve bërthamore me të cilat përballej vendi i tij duke ngritur shqetësime për Çernobilin.

Në fillim të këtij muaji, ushtarët rusë hynë në zonën e Çernobilit dhe rrethuan perimetrin e termocentralit bërthamor.

Moska tha se kishte siguruar vendin së bashku me gardën kombëtare të Ukrainës, por Ukraina tha se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë.

Fjalimi i Zelenskit riktheu në kujtimet e japonezëve, katastrofën bërthamore të Fukushimës në vitin 2011./TCh/

Show More

Related Articles

Back to top button