BotaLajme

Kina izolon Wuhanin, tri vjet pas rastit të parë me COVID-19

Qytetet kineze nga Wuhani në qendër të Kinës deri në Xining po vendosin kufizimet kundër COVID-19, po mbyllin distriktet dhe po hedhin miliona në ankth në përpjekje për ta ndaluar përhapjen e virusit, shkruan The Guardian.

Kina të enjten raportoi ditën e tretë radhazi me mbi 1000 raste pozitive me koronavirus.

Wuhani, zona e parë në botë ku shpërtheu COVID-i, raportoi 20-25 të infektuar përgjatë javës. Autoritetet lokale urdhëruan mbi 800,000 persona në një distrikt të qëndronin nëpër shtëpia deri më 30 tetor.

Wuhani suspendoi shitjen e mishit të derrit në disa pjesë të qytetit, me arsyetimin se një rast pozitiv ishte lidhur me zinxhirin furnizues.

Rastet me koronavirus në Kinë kanë qenë të ulëta sipas standardeve globale, por masat e saj ultra të rrepta të kontrollit kundër variantit shumë të transmetueshëm, Omicron, kanë rënduar rëndë ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kanë tronditur tregjet financiare.

Të tjera qytete në Kinë po ashtu kanë futur në fuqi kufizime të reja këtë javë.

Kina vazhdimisht është zotuar të tregojë zero tolerancë në përgjigjen ndaj COVID-19 dhe të implementojë çfarëdo masash që vendosin autoritetet.

Show More

Related Articles

Back to top button