Presidenti rus, Vladimir Putin tani po mban fjalimin e tij vjetor në institutin “Valdai Discussion Club”, me bazë në Moskë.
Ai pritet që përmes këtij fjalimi të tregojë synimet e tij në lidhje me luftën e Ukrainës.
Ai filloi fjalimin duke thënë se nuk ka unitet në perëndim dhe se sipas tij ka pasur disa hapa drejt përshkallëzimit në muajt e fundit, shkruan Sky News.
“Ata po nxisin luftën në Ukrainë, duke përshkallëzuar provokimet rreth Tajvanit, duke destabilizuar tregjet botërore të ushqimit dhe energjisë. Për sa i përket të fundit, nuk ishte e qëllimshme, nuk dyshojmë që ishte për shkak të gabimeve sistematike”, është shprehur ai.
Tutje, ai akuzoi Perëndimi se po luan një lojë të rrezikshme dhe të ndyrë, duke tentuar të imponojë modelet e tij kolonializuese.
Më vonë pritet që Putimi t’u përgjigjet pyetjeve të cilat do t’i drejtohen atij.