BotaLajme

12 mijë shqiptarë kaluan ilegalisht me varka të vogla në Britaninë e Madhe

Rreth 12,000 shqiptarë kane mbërritur me varka të vogla këtë vit në Britaninë e Madhe.

Një shifër shumë e larte po të krahasohet me 800 në 2021 dhe vetëm 50 në 2020.

Eshte ky lajmi i debatuar fort në Parlamentin Britanik dhe që ka pushtuar të gjitha mediat vendase.

“The Times”, shkruan se kufijtë e Britanisë janë “të mbingarkuar” nga kalimet e emigrantëve duke iu referuar deklaratës së zyrtarëve të Home Office.

Shumica e emigrantëve shqiptarë paraqitën kërkesa për azil ose thanë se ishin viktima të skllavërisë moderne, u shprehën zyrtarët britanikë.

Një numer i madh personash u zhdukën nga hotelet e përdorura për të strehuar azilkërkuesit brenda disa ditësh nga mbërritja në Britani.

Një nga zyrtaret e forcës kufitare thote se rritja e emigrimit lidhet me bandat kriminale shqiptare që “fituan një terren” në Francën veriore,

Atje, shqiptarët u vunë në kontakt me bandat shqiptare në Britani, të cilat dominonin në tregtinë e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, armët dhe prostitucionin.

/Euronews Albania/

Show More

Related Articles

Back to top button