Bjellorusia në qershor dhe në korrik do të zbatojë stërvitje ushtarake mobilizuese në afërsi të kufirit ukrainas, publikoi agjencia bjelloruse e lajmeve BelTA.
Stërvitjet do të mbahen në rajonin Gomel, që kufizohet me zonën e përjashtimit rreth vendit të katastrofës në Çernobil. Në lindje kufizohet me Rusinë.
Bjellorusia në mars kumtoi se forcat e saj të armatosura nuk marrin pjesë në luftën në Ukrainë, por kanë shërbyer si platformë për Rusinë që të dërgojë mijëra ushtarë përmes kufirit.