SHBA nuk e pranoi propozimin e bërë nga presidenti rus Vladimir Putin për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për Bashkimin Europian.
Departamenti Amerikan i Shtetit i shfaqi hapur rezervat ndaj krijimit të një qendre gazi të paralajmëruar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, e cila do të ndërtohej në bashkëpunim me Rusinë.
Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara po i inkurajojnë aleatët e tyre të ndërmarrin hapa për të diversifikuar burimet e tyre të energjisë dhe të reduktojnë varësinë energjetike nga Moska, u shpreh një zëdhënës i DASH, Vedant Patel, që ndërkohë i kujtoi Ankarasë sanksionet e saj të munguara ndaj Rusisë.
“Ne i shpjeguam Turqisë dhe të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë se askush nuk duhet të bëhet një strehë e sigurt për fondet dhe transaksionet e paligjshme ruse”, nënvizoi zëdhënësi.