Gjeneralmajori ukrainas, Kyrylo Budanov, ka thënë se kundërofensiva ukrainase për të rikthyer qytetin Kherson, do të kryhet deri në fund të muajit të ardhshëm.
I pyetur nëse Ukraina po planifikon një kundërsulm në Krime, e cila u aneksua në vitin 2014, gjeneralmajor Budanov tha se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm.
Sa i përket kohës kur do të përfundojë lufta, ai tha se do të ishte një mundësi e mirë për t’i dhënë fund luftës, kur Ukraina të arrijë kufijtë e saj të vitit 1991, në kohën kur vendi fitoi pavarësinë nga Rusia.
Budanov tha se kjo do të ndodhte vitin e ardhshëm, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
I pyetur nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbijetojë, ai tha: “Nuk ka gjasa që ai t’ë mbijetojë. Dhe aktualisht, ka diskutime aktive që po ndodhin në Rusi se kush do të ishte atje për ta zëvendësuar atë”.