BotaLajme

SIPAS OBSH-SË, LIJA E MAJMUNËVE NUK PRITET TË ÇOJË NË PANDEMI

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk është diçka e pritshme që lija e majmunëve të përfundojë në pandemi, ndonëse sëmundja mbetet akoma e pazbuluar plotësisht për ekspertët. Eshtë akoma e paqartë nëse personat e infektuar që nuk shfaqin simptoma mund ta transmetojnë sëmundjen.

Deri më tani janë më shumë se 300 raste të dyshuara dhe të konfirmuara me linë e majmunëve vetëm gjatë muajit maj.

OBSH-ja po vlerëson nëse shpërthimi duhet të klasifikohet si “një emergjencë e mundshme e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”. Një vlerësim i tillë, siç u bë për COVID-19 dhe Ebolën, do të ndihmonte në përshpejtimin e kërkimeve dhe financimit, për të frenuar sëmundjen.

E pyetur nëse ky shpërthim i lisë së majmunëve ka potencialin të shndërrohet në një pandemi, përfaqësues të OBSH-së thanë:

“Nuk jemi të sigurtë, por nuk mendojmë se do të avancojë. Për momentin, nuk jemi të shqetësuar për një pandemi globale.”

Show More

Related Articles

Back to top button