Sondazhet përfundimtare tregojnë se ish-kryeministri izraelit i krahut të djathtë Benjamin Netanyahu mund të jetë afër rikthimit në pushtet.
Izraelitët votojnë sot për zgjedhjet e tyre të pesta në më pak se katër vjet, raporton BBC.
Vendi është mbyllur në një periudhë të paprecedentë ngërçi politik që nga viti 2019, kur udhëheqësi i tij më jetëgjatë u akuzua për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, të cilat ai i mohon.
Netanyahu u detyrua të largohej nga detyra në mesin e vitit 2021, kur politikani centrist Yair Lapid mblodhi një koalicion befasues me partitë liberale, të djathta dhe arabe të bashkuara me qëllim krijimin e grupit opozitar kundër tij.
Qeveria i tejkaloi paramendimet e shumë njerëzve, por në fund u rrëzua në qershor.
Z. Lapid është tani kryeministër i përkohshëm dhe konkurrenti kryesor i Netanyahut, teksa ai konkurron për një mandat të gjashtë në detyrë, ky është një rekord politik i tij.
Ajo që i jep një shtysë ish-kryeministrit në këtë votim është një marrëveshje midis Likud dhe partisë së ekstremit të djathtë, Zionizmi Fetar, e cila ka arritur një popullaritet të shpejtë.
Udhëheqësit e saj, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, janë supremacistë të hapur hebrenj. I pari ishte gjithashtu një ndjekës i të ndjerit, shprehimisht racist, ultra-nacionalist Meir Kahane, organizata e të cilit u klasifikua si një grup terrorist nga Departamenti i Shtetit i SHBA.
Nëse ata arrijnë të formojnë një qeveri të re koalicioni, kjo mund të kthehet në një sfidë për aleatët ndërkombëtarë të Izraelit.