BotaLajme

‘Tym e flakë’/ Brazili në kaos pas humbjes së Bolsonaro-s

Shoferë kamioni në Brazil, kanë bllokuar rrugët nëpër të gjithë vendin pas humbjes së tij kundër rivalit Lula (emri i plotë Luíz Inácio Lula da Silva).

Të njohur si besnikë të presidentit në largim Jair Bolsonaro, kamionistët kanë bllokuar rrugët thuajse në të gjitha shtetet, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në qarkullim dhe duke prekur zinxhirët e furnizimit me ushqim.

Me të gjitha votat e numëruara, Lula kishte 50.9% të votave të vlefshme kundër 49.1% të Bolsonaro-s në balotazhin e së dielës.

Presidenti aktual i ekstremit të djathtë as nuk e ka pranuar humbjen dhe as nuk ka sfiduar rezultatet që ndanë vendin.

Ekziston po ashtu frika se presidenti në largim mund të komplikojë periudhën dymujore të tranzicionit përpara se Lula (emri i plotë Luíz Inácio Lula da Silva), ish-president, të betohet në 1 janar 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button