BotaLajme

252 varreza zbulohen në pronën e Piques

252 varre janë gjetur në pronën e yllit të Barcelonës, Gerard Pique.

Mbrojtësi i Barcelonës, i cili njihet për disa interesa biznesi jashtë futbollit, ka investuar në një projekt për ndërtimin e një hoteli luksoz, në Malaga.

Pique shpenzoi rreth 20 milionë dollarë (17.7 milionë £) për të blerë një pronë në Costa del Sol. Megjithatë, projekti është ndalur pas një pengese të papritur. Sipas medieve spanjolle, 250 varre janë gjetur në pronën në fjalë. Tani do të duhet të kryhen studime për të përcaktuar se nga cili shekull janë varret.

Show More

Related Articles

Back to top button