BotaLajme

Lavrov më 8 qershor do ta vizitojë Turqinë

Shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushogllu deklaroi sot se ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov do ta vizitojë Turqinë më 8 qershor.

“Lavrov do të vijë në Turqi më 8 qershor me delegacion ushtarak që të bisedojë, mes tjerash, për vendosje të korridoreve të sigurisë për transport të drithërave. Kjo është çështja më e rëndësishme”, theksoi Çavushogllu, duke shtuar se dëshiron në Stamboll të formohet një qendër për mbikëqyrje të korridorit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në bisedën e djeshme telefonike me shefin e shtetit, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se është i gatshëm të punojë me Turqinë për lëvizje të lirë të artikujve në Detin e Zi, përfshirë edhe grurin nga Ukraina.

Trafiku detar është vështirësuar nga fillimi i konfliktit në Ukrainë dhe bllokada e dedikuar nga marina ruse ndaj porteve ukrainase, si dhe për shkak të minave nënujore, nga të cilat disa janë shkëputur dhe janë afruar pranë bregut turk.

Edhe pse Ukraina është aleate, të cilës i dërgon fluturake luftarake pa pilot, Ankaraja ka arritur t’i mbajë raportet me Moskën, nga e cila varet furnizimi me energji.

Show More

Related Articles

Back to top button