BotaLajme

Koreja e Veriut lanson raketë balistike ndërkontinentale

Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) të enjten, por ka dështuar në mes të fluturimit, është njoftuar nga ushtria jug-koreane, raporton BBC.

Është hera e shtatë këtë vit që Pyongyangu lanson raketë ndërkontinentale ballistike, dhe vjen në kohën kur janë rritur shqetësimet se së shpejti do të testohet një armë nukleare.

Të mërkurën pati lansime të ndërsjella të raketave mes Koresë së Jugut dhe Veriut, në eskalim të tensioneve.

Koreja e Jugut lansoi numrin më të madh të raketave brenda një dite, 23.

TË enjten rreth orës 7:40 me kohë lokale, Koreja e Veriut lansoi raketë ndërkontinentale, e cila fluturoi 760 kilometra dhe arriti lartësi 1920 kilometra.

Por, Koreja e Jugut ka thënë se dështoi fluturimi i raketës më pas.

Pyongyangu po ashtu lansoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

© KOHA.

Show More

Related Articles

Back to top button