BotaLajme

Rikthimi i Rusisë në marrëveshje “zhbllokon” drithin, 10 milionë ton grurë nisen nga Ukraina

Shtatë anije që transportonin 10 milionë ton produkte bujqësore ukrainase janë larguar nga portet e Detit të Zi mëngjesin e sotëm, ka njoftuar ministria e infrastrukturës së vendit.

Në një postim në Telegram, ministria tha se produktet janë dërguar në 43 vende, përfshirë Omanin dhe Kinën.

Anijet u larguan nga portet e Odessa, Chornomorsk dhe Pivdenny për në vendet në Azi dhe Evropë. Midis tyre ishte Esentepe, e cila mban 29,000 ton fara luledielli dhe 67,000 ton misër.

Kjo vjen pasi Rusia rifilloi dje pjesën e saj në një marrëveshje për eksportin e grurit të ndërmjetësuar nga OKB.

Në fundjavë, Moska u tërhoq nga marrëveshja pasi pretendoi se Ukraina kreu një “sulm terrorist” në flotën e saj të Detit të Zi në Krime, që thuhet se shkaktoi dëme të vogla në një anije. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin.

Show More

Related Articles

Back to top button