BotaLajme

OBSH: 257 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve në botë

Janë 257 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe rreth 120 raste të dyshuara në 23 vende, përfshirë ShBA-në, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë fundjavës.

Në pesë vende afrikane ku gjendet zakonisht lija e majmunëve, OBSH tha se ka marrë raporte për 1 mijë e 365 raste dhe 69 vdekje nga dhjetori deri në maj për shkak të virusit.

Asnjë vdekje nuk është raportuar në vendet joendemike, shkruan CNN. OBSH tha se niveli global i rrezikut të shëndetit publik është i moderuar, por mund të bëhet i lartë nëse virusi përhapet në grupe me rrezik më të lartë të sëmundjeve të rënda, siç janë fëmijët e vegjël dhe personat me imunitet të shtypur./Botapress.info/

Show More

Related Articles

Back to top button