Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të heqë bllokadën e porteve të Detit të Zi të Ukrainës, duke lejuar kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë produkte të tilla si grurë dhe misër por Ukraina duhej që së pari të çminojë ujërat e saj, duke i bërë të sigurta për kalimin e anijeve, sipas BBC.
Lavrov citohet t’u ketë thënë gazetarëve në Bahrein se ai kishte nevojë që Ukraina të “çminonte ujërat bregdetare” përpara se të mund të bëhej një veprim i tillë.
Deklarata e tij vjen më pak se një javë pasi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e cilësoi si shantazh ofertën nga Rusia për të hequr bllokadën, në këmbim të heqjes së sanksioneve. Para luftës, 90% e mallrave të Ukrainës u eskportuan nëpërmjet këtyre porteve por tani të gjitha janë mbyllur.
Paaftësia e Ukrainës për të eksportuar drithërat e saj ka çuar në rritjen e çmimeve globale të ushqimeve dhe ka rritur shqetësimet rreth një krize të mundshme ushqimore në Europë./abcnews.al/