Falenderime publike vijnë gjithandej për Afrim Aliun nga Gostivari. “Ushtari i heshtur i lirisë”, i cili para dy ditësh ndërroi jetë, dëshmohet nga rrëfimet përmes kontakteve që ai ka pasur nga persona që kanë mabjtur uniformën e UÇK-së.
Një ndër ato persona që falenderon Afrimin pos-mortum për veprimtarinë e tij kombëtare është edhe Sakip Fetai nga Shkupi. Fetai i cilia k qenë ish ushtari i luftrave të UÇK-së të Kosovës, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit si dhe i luftës këtu në RMV, apo siç ai e quan “ILIRIDË”, ka dërguar në redaksinë e televizonit Globi një histori rrënqethëse, në fakt se si falë Afrimit, ai takon prindërit dhe familjen pas tre vitesh.
“Dua të bëjë një falenderim publik për këtë person i cili sos nuk është në mesin tonë! Dua të them se në kohën e pas lufës së 2001, 3 muaj pas përfundimit të luftës, jeta na imponojë të jetojmë te disa shokë në Gostivar, konkretisht në fshatin Llakavicë, në familjen e Samet Rahmanit dhe në familjet e tre vëllezërve Bujar Asani-(BULI) Emindurak Asani-(LAKU) si dhe vllau tjetër Florim Asani -(FULI), me një mikëpritje dhe respekt shumë të madh për një ushtar lirie. Atë kohë Samet Rahmani dhe Laku më pyetën se sa kohë nuk kisha qenë në shtëpi!? Unë ju tregova se nga fillimi i luftës së KOSHARES nuk isha parë me prindërit, kjo nenkuptonte diku 3 vite luft dhe përgatitje për luftat në vijim. Pas kësaj, Samet Rahmani i ka telefonuar Afrim Aliut, të ndjerit dhe pa kurfarë hamendje, ai ka pranuar bartjen time prej në Gostivar deri në Shkup dhe anasjelltas, gjithmonë duke e ditur se jam nën fletarrest për shkak të pjesëmarrjes time në luftën e famshme të KOSHARES dhe luftrave në vijim. Kemi mbëri te Komuna e Gostivarit, aty ishte duke na pritur Afrim Aliu dhe ish kryetari Xhemail Rexhepi, hypa në një Mercedes 220 c, ngjyrë e kaltër e me xhama te zi. U ula prapa me kryetarin e komunës, po me një frikë shumë të madhe nga ajo se ndoshta marr në qafë edhe Afrimin edhe kryetarin. Rrugës kaluam mirë deri në një moment, në hyrje të Shkupit në Saraj, te punkti i policisë që qendronte aty. Në ato momente kam nxjerr revolen e markes TT me dy karikator të mbushur me nga 8 fishek (16 copa dyjat). E kam vendosur plumbin në gypin e revoles dhe në ato momente i kam kërkuar falje dhe hallallëk edhe shoferit, Afrimit edhe Xhemës, kryetarit. Afrimi ishte sy patrembur dhe me tha “Sakip ku ti edhe ne bashk”, ne të dy e kishte fjalën bashkë me ty. Kemi ndaluar në postbllokun dhe polici kërkoj dokumentat e identifikimit, sikurse ne t’ia jepnim dokumentet, patjetër se do të duheshte të vritemi të 3-të ose duheshte të burgosemi”, rrëfen Sakip Fatai.
Në ato momente, vazhdon Fetai, zgjuarsia e USHTARIT TË HESHTUR, siç edhe e potencoi zonja në komemoracionin të mbajtur në Komunen e Gostivarit, doli ne pah.
“Ai me një zë të fortë dhe kryelartë iu pergjigj se ‘nuk keni turp që kërkoni dokumente identifikimi kur para 3-4 ditëve kemi kaluar këtu me kryetarin e komunës, si nuk u vjen turp që boni kësi lloj sjellje shoveniste dhe fashiste’. Atëherë polici kërkoi që të hapet dirtarja e pasme për të parë nëse në veturë vërtetë ndodhej kryetari Komunës, Xhema. Pasi vërtetoi, polici pyeti edhe për mua se kush është personi i dytë?. Afrimi me një zë prap të lartë iu pergjegj dhe sy patrembur ‘ky është SHEFI I KABINETIT të kryetarit’. Ju tha se ku keni parë kryetari të shkon në takim pa shefin e kabinetit. Përmendi një emër të cilin nuk mund ta kujtoj. Atëherë tensioni u shua dhe ne vazhduam drejt Shkupit, Çairit konkretisht lagjës ku jetoja në Dizhon. Aty kam takuar babën, nënën, vllaun dhe motrën të cilët nuk i kisha takuar që kur kisha ikur në luftën e Kosovë”, thotë Fetai.
Me këtë histori, thotë Fetai, dua që të falenderoj dhe të përkulem para veprës dhe burrërisë së Afrim Aliut. Ai e falenderon edhe ish kryetarin Xhemaili dhe njeriun i cili u përkujdes për gjithë këtë, Samet Rahmanin nga Llakavica.
Në fund të rrëfitimit, fetai thotë se pas takimit me familjen në Shkup, kthehet i sigurtë në Gostivar ku ka jetuar deri në vitin 2005, moment kur ndaj tij hiqet fletëarresti nga gjykata.
“Afrim Aliu gjithmon do të mbetet në kujtimin tim si një nga heronjtë e gjallë të asaj kohe dhe pas vdekjes se tij. Me respekt veterani i 3 luftrave, Sakip Fetai”, mbyll rrëfimin e tij Fetai.