Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin e G20-ës në Indonezi nëse presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin do të ishte i pranishëm.
Zelensky e bëri këtë deklaratë gjatë një konference me gazetarët në Kiev.
“Qëndrimi im personal dhe ai i Ukrainës është se nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të jetë atje”, tha ai duke shpjeguar se në telefonatën e sotme presidenti indonezian Joko Widodo e kishte ftuar sërish.
“Do të shohim, kanë mbetur edhe pak ditë”, sqaroi Zelensky.