BotaLajme

Asnjë alarm! Raketa kineze, bie në oqeanin Paqësor

Raketa hapësinore kineze që kishte dalë jashtë kontrollit ra më në fund diku në oqeanin Paqësor.

Raketa CZ-5B, e cila u lëshua më 31 tetor u raportua fillimisht  se do të zbarkonte diku në një zonë të populluar pranë Spanjës, duke detyruar vendin të mbyllte hapësirën ajrore gjatë paradites së të premtes, por në fakt ka përfunduar në Oqeanin Paqësor Jugor – ku nuk përbën rrezik për askënd.

Raketa kishte alarmuar prej ditësh agjencitë hapësinore,  pasi shumë ekspertë kishin thënë se objekti kishte 88% shanse për të rënë në tokë.

Kina nisi pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit të saj të ri hapësinor Tiangong të hënën – dhe kishte dhënë paralajmërime për objektin 23 tonësh që do të zbriste në Tokë, por pa përcaktuar se kush vende rrezikoheshin me tepër.

Modulari, i quajtur Mengtain, shpërtheu në hapësirë ​​nga qendra e nisjes satelitore në provincën jugore të ishullit Hainan.

Ndërkohë Kina ka të paktën edhe një lëshim tjetër rakete të planifikuar, për vitin e ardhshëm, për të lëshuar në orbitë një teleskop hapësinor, , që ka si qëllim rivalizimin e teleskopit hapësinor të NASA-s Hubble.

Edhe në këtë rast ka të ngjarë që mbetjet nga raketat  të shfaqen sërish në tokë, siç ndodhi me pjesën e raketës së  SpaceX e gjetur në Australi.

Show More

Related Articles

Back to top button