BotaLajme

Rrëzohet helikopteri me shtatë persona në bord në Itali, mes tyre edhe dy fëmijë. Asnjë i mbijetuar

Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Itali, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave.

Lajmi i konfirmua nga kryetari i rajonit të Pulias, Raffaele Piemontese.

Mes viktimave ishin edhe dy fëmijë. Vendi ku ka rënë helikopteri është në zonë rurale në Castelpagano di Apricena

Në bord ishin katër turistë sllovenë, të gjithë pjesëtarë të një familje Bostjan Rigler; Jon Rigler; Mateja Curk Rigler dhe Liza Rigler 13 vjeç.

Në bord ishte gjithashtu Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli.

Helikopteri u nis në orën 9.20 nga Ishujt Tremiti, në zonën e Foggia.

“Doktori sapo kishte mbaruar turnin e tij të punës dhe për t’u kthyer në shtëpi vendosi të merrte helikopterin në vend të anijes për shkak të kushteve të pafavorshme të motit detar. Një mjegull e dendur ka rënë këtu” – tha kryetari i Gargano Peppino Calabrese

“Komuniteti ynë është në tronditje. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në 30 vite shërbim”, përfundoi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button