BotaLajme

Sekuestrohen 32 ton kanabis në Spanjë, dhjetëra të arrestuar, droga kishte si destinacion…

Policia spanjolle njoftoi sot se ka sekuestruar 32 ton sytha kanabisi gjatë një operacioni që çoi në arrestimin e 20 personave: ky është “konfiskimi më i madh i kësaj substance në botë”, sipas autoritetet e vendit.

Operacioni i quajtur “Jardines”, u zhvillua javët e fundit në disa qytete spanjolle, duke përfshirë Toledon dhe Valencia, ku trafikantët e dyshuar ruanin shumicën e mallrave, tha Guardia Civil.

Në një deklaratë, policia njoftoi se operacioni “përfundoi me sekuestrimin e 32 tonë sythave kanabis”, ekuivalente me prodhimin e “1.1 milion” bimëve kanabis, “konfiskimi më i madh, jo vetëm në Spanjë por edhe ndërkombëtarisht”.

Bimët e kanabisit, shpjegoi Guardia Civil, ishin të paketuara me vakum për t’u dërguar në rajone të ndryshme të Spanjës dhe vendeve të tjera evropiane, “kryesisht në Zvicër, Holandë, Gjermani dhe Belgjikë”. Në total, u arrestuan 20 persona nga mosha 20 deri në 59 vjeç , nëntë burra dhe njëmbëdhjetë gra.

Organizata së cilës ata i përkisnin “kontrollonte të gjithë procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës”, deklaroi Guardia Civile.

Show More

Related Articles

Back to top button