Për të mbështetur aksesin në energji elektrike dhe ngrohje, 17 vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë kanë dërguar 500 gjeneratorë të energjisë në Ukrainë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.
Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare të BE-së në një postim në Twitter.
Përveç Italisë, vendet janë Sllovenia, Sllovakia, Irlanda, Austria, Suedia, Spanja, Gjermania, Danimarka, Finlanda, Estonia, Belgjika, Bullgaria, Luksemburgu, Qiproja , Polonia dhe Franca.