Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar për tentativë përdhunimi të një 20-vjeçareje në Nicë, Greqi.
Arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë.
Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur.
Pas sulmit, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.
Sipas të njëjtave informacione, 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale, shkruan protothema.gr, transmeton abcnews.al.
Bëhet e ditur se para arrestimit, ka pasur edhe dy denoncime të tjera ndaj shqiptarit për tentativë përdhunimi.
Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy vajzat që kanë bërë denoncimin, i kanë treguar 40-vjeçarin por asnjëra prej tyre nuk e ka njohur me siguri.