Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se kanalet e komunikimit midis Uashingtonit dhe Moskës mbeten të hapura pavarësisht luftës në Ukrainë.
Duke folur në Nju Jork, Sullivan tha se është në interesin e SHBA-së që t’i ruajë kontaktet me Kremlinin.
Por ai këmbënguli se zyrtarët janë “me sy të qartë se me kë kanë të bëjnë”.
Kjo vjen pasi Shtëpia e Bardhë refuzon të mohojë raportet se Sullivan ka udhëhequr bisedimet me Rusinë për të parandaluar një përshkallëzim bërthamor në Ukrainë.
Wall Street Journal raporton se Sullivan ka zhvilluar diskutime konfidenciale me homologun e tij rus, sekretarin e Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, dhe ndihmësin e lartë të Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, gjatë disa muajve të fundit.
Muajin e kaluar, Sullivan tha se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kishte “pasoja katastrofike për Rusinë”. Ai i tha transmetuesit amerikan NBC se zyrtarët e lartë kishin “shpjeguar” shtrirjen e përgjigjes së mundshme të SHBA-së në diskutimet private me zyrtarët rusë.
© SYRI.net