Nëntë persona, mes tyre 8 fëmijë humbën jetën nga zjarri që ra në katin e 2-të të një pallati 4-katësh në lagjen qendrore Yıldırım në qytetin Bursa të Turqisë.
Zjarri i cili ra gjatë mesnatës u fik nga një numër i madh i zjarrfikësve të cilëve iu desh gati 1 orë të luftojnë me flakët.
Në zjarr humbën jetën një 30 vjeçare dhe 6 fëmijët e saj të moshës 10 – 1 vjeç si dhe dy nipërit e vegjël.
Në zjarr humbën jetën nëna siriane Amina Eltana Elmuse (30 vjeçe), fëmijët e saj Jasir (1 vjeç), Muhammed (3 vjeç), Ahmed (4 vjeç), Gerem (6 vjeçe), Merem (9 vjeçe), Ali Aljasem (10 vjeç) dhe nipat Ahmed (10 vjeç) dhe Ali El Cesim (11 vjeç).
Nga ekspertiza e parë rezulton se flakët kishin shpërthyer nga soba. Pasi fikën zjarrin zjarrfikësit hynë në shtëpi dhe gjetën trupat e pajetë.
Cnn turk shkruan se familja emigrante siriane ishte me banim të përkohshëm në Bursa.
Babai Hussein Aljasem, I cili ndodhej jashtë kur ra zjarri, u helmua nga tymi teksa po përpiqej të ndërhynte për të shpëtuar fëmijët dhe gruan.
Zjarrfikësit arritën të shpëtonin një tjetër familje 3 anëtarëshe e bllokuar në katin e tretë të këtij pallati.