BotaLajme

Një valë e re refugjatesh ukrainas pret Evropën Lindore

4 milionë njerëz janë në errësirë teksa dimri po afron për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike

Vendet e Evropës Lindore po përgatiten për një valë të mundshme refugjatësh ukrainas, pasi Rusia synon impiantet e energjisë dhe ngrohjes përpara dimrit.

Presidenti UKRAinas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se 4 milionë njerëz janë tashmë pa energji elektrike. Zelenskiy bëri gjithashtu të ditur se 14 rajone përfshirë edhe kryeqytetin Kiev ishin pa energji dhe operatori i rrjetit elektrik të Ukrainës Ukrenergo tha se ndërprerjet e planifikuara për orë të energjisë kanë prekur të gjithë vendin.

Forcat ruse kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa dhe sulme me dronë në prag të dimrit, kur temperaturat mesatare zakonisht bien në disa gradë nën zero Celsius. Rreth 6.9 milionë njerëz besohet se janë të zhvendosur brenda Ukrainës dhe vendet e Evropës Lindore si Sllovakia dhe Hungaria po përgatiten për një fluks në muajt e ardhshëm.

Pas një rritjeje fillestare pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, numri i refugjatëve që shkonin drejt perëndimit nga Ukraina ra në fund të pranverës. Nuk ka pasur një rritje të madhe të refugjatëve këtë vjeshtë, por një pjesë e madhe e shteteve kanë ngritur qendra pritjeje.

Zelenskiy u shpreh se forcat e tij nuk do të dorëzoheshin në betejat për rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, ndërsa zyrtarët e instaluar nga Rusia thanë se forcat ukrainase kanë vendosur tanke në një qytet jugor. Pikat qendrore të konfliktit në rajonin industrial të Donetskut janë rreth qyteteve Bakhmut, Soledar dhe Avdiivka, të cilat kanë parë luftimet më të ashpra që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën në fund të shkurtit. Luftimet të ashpra vijojnë të zhvillohen gjithashtu edhe në rajonin jugor të Kherson.

Ndërkaq Ukraina ka mbledhur mijëra raporte për fëmijët që janë deportuar në Rusi dhe dëshiron që gjendja e tyre të trajtohet në një samit të Grupit të 20 ekonomive të mëdha. Byroja Kombëtare e Informacionit në Ukrainë tregoi se 10,500 fëmijë ishin dëbuar ose zhvendosur me force dhe vetëm 96 fëmijë ishin kthyer në vendin e tyre. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë javën e ardhshme mbi një projekt-rezolutë që njeh se Rusia duhet të jetë përgjegjëse për çdo dëm, të shkaktuar nga “aktet e paligjshme ndërkombëtare”.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button