Hungaria ka konfirmuar rastin e parë të virusit, tha kryekirurgja Cecilia Mahler për agjencinë shtetërore të lajmeve MTI.
Pacienti është një burrë 38-vjeçar, me autoritetet shëndetësore që janë duke hetuar nëse i infektuari ka udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit.
Në Norvegji, Instituti i Shëndetit Publik (FHI) njoftoi se ka zbuluar rastin e parë të lisë në vend.
Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.
Simptomat e lisë së majmunëve janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, lodhje dhe flluska që përhapen në fytyrë dhe trup.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se sëmundja nuk është e rrezikshme dhe nuk shkakton viktima nëse trajtohet që në fillimin e simptomave por mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët.
Sipas informacioneve deri më tani ka qenë fatale në 3-6% të rasteve – një normë e rritur nga kujdesi i dobët shëndetësor në shumë vende afrikane.
Një lloj i përhapur në Kongo ka më tepër gjasa të jetë vdekjeprurës sesa varianti i Afrikës Perëndimore që tani po përhapet jashtë kontinentit./alsat.mk/