BotaLajme

Kina lehtëson masat pas dy muajve bllokim

Qyteti kinez i Shangait, qendra ekonomike e vendit dhe një qendër tregtare globale, ka lehtësuar kufizimet e COVID-it pas një bllokimi dy-mujor.

Në mesnatë me orën lokale, kufizimet u lehtësuan për të lejuar shumicën e njerëzve të lëvizin lirshëm nëpër qytetin me rreth 25 milionë banorë.

Por të paktën 650.000 banorë do të mbesin të bllokuar në shtëpitë e tyre, shkruan BBC.

Politika e përgjithshme e Kinës për “zero Covid” mbetet në fuqi dhe njerëzit që infektohen me COVID duhet të shkojnë në karantinë ose në spital.

Kontaktet e të infektuarve gjithashtu duhet të karantinohen.

“Kjo është një ditë që ne e kemi ëndërruar për një kohë shumë të gjatë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Qeverisë së Shangaoit, Yin Xin. “Të gjithë kanë sakrifikuar shumë. Kjo ditë ka qenë e fituar me vështirësi dhe ne duhet ta vlerësojmë dhe ta mbrojmë atë, dhe të mirëpresim përsëri Shangain me të cilin jemi njohur dhe na ka munguar”.

Show More

Related Articles

Back to top button