Legjislacioni i Maqedonisë së Veriut është 100 për qind në përputhje me Direktivën Evropiane për shërbimet mediale audio dhe audiovizive. Mbetet pjesa për mediat sociale, i cili aktualisht nuk mbulohet me rregullore dhe që rregullohet nga ndryshimet në Direktivën Evropiane nga dhjetori 2018, për të cilin është duke u përgatitur një draft version, i cili duhet të jetë gati në tetor të vitit të ardhshëm, tha sot drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Zoran Trajçevski.
“Me direktivën e ndryshuar nga dhjetori 2018, Maqedonia duhet të harmonizojë legjislacionin dhe kjo mbulon disa fusha që aktualisht nuk janë pjesë e rregullores. Këto janë kryesisht platforma dhe rrjete sociale për ndarjen e videove, përkatësisht media sociale. Në atë drejtim nga KE përmes projektit TAIEKS janë ofruar gjegjësisht tashmë janë duke punuar ekspertë nga vendet anëtare të BE-së tashmë në harmonizimin e rregullores së Maqedonisë për media me Direktivën e ndryshuar për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, deklaroi Trajçevski në pyetjet e gazetarit në kuadër të reformave të BE-së në fushën e mediave pas hapjes së konferencës rajonale me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Këshillit të Radiodifuzionit, pasardhës ligjor i të cilit është ASHMAA.
Ai sqaroi se projekti i nisur në shtator të këtij viti duhet të përfundojë në shtator të vitit të ardhshëm, kur duhet të ketë një draft version të Ligjit për Media, Ligji për ASHMAA në përputhje me direktivën e ndryshuar, por edhe me ligjet që prekin hapësirë mediatike. Këtu është edhe Kodi Zgjedhor dhe ligje të tjera që kanë një pikë kontakti me hapësirën mediatike.
” Presim që vitin e ardhshëm në tetor të kemi një draft version që do të vazhdojë në procedurën qeveritare dhe parlamentare të miratimit. Me këtë, rregullimi ligjor në fushën e mediave do të harmonizohet plotësisht me rregulloren evropiane, thotë Trajçevski.
Në konferencën rajonale në Shkup marrin pjesë vendet anëtare të BE-së, Kroacisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë, si dhe vendet e rajonit, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Shqipëria, BeH dhe Maqedonia e Veriut. Tema është forcimi i pavarësisë së rregullatorëve dhe rolit të tyre në shoqëri në zhvillimin e proceseve demokratike në të gjitha shoqëritë, si dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe performancës së përbashkët në institucionet evropiane, me synimin për një prani dhe dukshmëri më të theksuar të rajonit në BE dhe më gjerë në kuadrin e platformës rregullatore EPRA që mbulon të gjitha vendet e Evropës.