Ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mihaylo Fedorov, ka njoftuar se Polonia i dha Ukrainës 1.570 njësi shtesë satelitore Starlink për të zëvendësuar ato të dëmtuarat gjatë luftës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në postimin në llogarinë e tij në Telegram, Fedorov theksoi rëndësinë e sistemeve në fjalë, pasi ka probleme në furnizimin me energji elektrike në të gjithë Ukrainën për shkak të sulmeve të Rusisë.
Duke theksuar se operatorët celularë dhe ofruesit e shërbimeve të internetit nuk po punojnë në disa rajone, Fedorov tha se qeveria do të krijojë pika publike të internetit për të mbrojtur komunikimin.
Fedorov informoi se Polonia i dha Ukrainës 1.570 njësi satelitore Starlink për të zëvendësuar ato të dëmtuara gjatë luftës dhe theksoi se disa prej tyre do t’u jepen administratave në zonat e çliruara.
Ai tha se që nga fillimi i sulmeve të Rusisë, Ukraina ka marrë më shumë se 20 mijë njësi Starlink nga partnerët e saj, Fedorov gjithashtu theksoi se 5 mijë prej tyre u dërguan nga qeveria polake.