BotaLajme

Tramp të martën do ta zyrtarizojë kandidaturën për president

Ish-presidenti amerikan Donald Tramp do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale më 15 nëntor, konfirmoi këshilltari i tij Xhejson Miler.

Trampi paralajmëroi se mendon që të kandidohet për funksionin, ndërsa para pak kohësh premtoi se më 15 nëntor do të publikojë diçka me rëndësi.

“Presidenti Tramp të martën do të njoftojë se kandidohet për president. Ai do të jetë një njoftim i përgatitur shumë mirë”, tha Miler.

“Kuptohet se do të kandidohem. Do të kandidohem dhe dua të bindem se njerëzit e dinë se jam plot energji dhe se duhet ta kthejmë këtë vend në rrugën e vërtetë. Të gjithë e dinë se do të kandidohem, prandaj le ta bëjmë këtë”, i ka thënë Trampi Milerit.

Show More

Related Articles

Back to top button