BotaLajme

Reagon Rusia pas ndihmës së ShBA-së për Ukrainën: Po rritet rreziku për një konflikt Moskë-NATO

Rusia ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dërguar sisteme të avancuara raketore dhe municion drejt Ukrainës do ta rrisë rrezikun e një ballafaqimi direkt në mes Moskës dhe NATO-s, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, për agjension shtetëror të lajmeve RIA Novosti tha se Moska e sheh si “ekstremisht negative” pakon me ndihma ushtarake- përfshirë Sistemin e Lartë Levizës Raketor- që ShBA do ta dërgojë në Ukrainë.

Armët, të kërkuara qe një kohë të gjatë nga Ukraina, kanë për qëllim për të ndihmuar Ukrainën për të sulmuar forcat armiqësore me një saktësi më të madhe nga një distancë më e largët.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kishin refuzuar të dërgonin artileri me rreze të gjatë pas frikës se ato mund të përdoren kundër caqeve në Rusi.

Por, Biden ka thënë se ndihma letale do ta fuqizojë pozicionin e Kievit në negociatat me Rusinë dhe do ta rriste mundësinë për një zgjidhje diplomatike,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij “nuk synon ta sulmojë Rusinë”.

Show More

Related Articles

Back to top button