Sllovenia zgjodhi të dielën një avokate të lidhur me ish-Zonjën e Parë në SHBA, Melania Trump si presidenten e parë femër të vendit.
Natasa Pirc Musar është një gazetare dhe avokate e cila garoi si e pavarur në këto zgjedhje, por që kishte dhe mbështetjen e partisë qeverisëse.
Ajo mund në zgjedhje ish-ministrin e Jashtëm, Anze Logar, një politikan veteran në radhët e konservatorëve.
Pirc Musar mori rreth 54% të votave ndërsa Anze Logar 46%. Sipas Komisionit Zgjedhor, pjesëmarrja në zgjedhje ishte në masën e 49%.