BRUKSEL, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të BE-së u takohan në Bruksel për të nisur një mision trajnimi ushtarak për Forcat e Armatosura të Ukrainës.
‘’Një grup prej 15 000 ushtarësh ukrainas do të trajnohen në Poloni’’, theksoi Josep Borrell, kryediplomati i BE-së pas mbërritjes së tij.
Forcat e armatosura gjermane, Bundeswehr, po planifikojnë stërvitje luftarake dhe stërvitje taktike për misionin e BE-së. Në total, deri në 5 000 ushtarë ukrainas mund të trajnohen.
Përveç nisjes së misionit të trajnimit ushtarak, ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë mbështetjen e Bjellorusisë dhe Iranit për Rusinë gjatë luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
‘’Edhe pse nuk ka asnjë provë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga ushtria bjelloruse në luftën në Ukrainë, niveli i tyre i angazhimit në konflikt është diçka që shqetëson shumë BE-në’’, theksoi Borrell.
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya do të informojë ministrat e jashtëm të BE-së për situatën politike në vendin e saj gjatë një drekë pune.
BE-ja sanksionoi kohët e fundit Teheranin për dronët e prodhuar nga Irani të furnizuara në Rusi dhe të përdorura në sulmet ndaj Ukrainës./ /os/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.