Avioni i Mbretëreshës Elizabeth mbetet në ajër për 15 minuta shkaku i motit të keq
Moti i keq detyroi pilotin e avionit personal të Mbretëreshës Elizabeth të qendrojë për 15 minuta në ajër pasi ulja në aeroportin e Londrës ishte thuajse e pamundur.
Avioni privat me 13 vende i Mbretëreshës tentoi të ulej në RAF Northolt, në veriperëndim të Londrës, por më pas piloti u tërhoq nga vendimi për t’u ulur dhe fluturoi për 15 minuta. Ai u nis nga Aberdeen pas orës 13:00 nën një rresh shiu, ndërsa edhe në Londër gjeti një mot me rrufe dhe breshër.
Pasi moti u përmirësua, piloti arriti të bëjë ulje të sigurt. Ngjarja u konfirmua edhe nga Buckingham Palace./A2CNN/