BotaLajme

SHBA-ja s’do të përpiqet ta rrëzojë Putinin nga pushteti, thotë Bideni

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përpiqen që të rrëzojnë nga pushteti Vladimir Putinin.

Deklaratën Bideni e dha këtë të mërkurë, teksa njoftoi edhe për dërgimin në Ukrainë të një sistemi raketash me rreze më të gjatë veprimi, shkruan BBC.

“Sado që nuk pajtohem me zotin Putin, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt”, tha ai.

Biden shtoi se SHBA-ja nuk do të donte të kishte një luftë midis NATO-s dhe Rusisë.

Ndërsa, Rusia ka thënë se vendimi i SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me sisteme dhe municione të avancuara raketash do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe NATO-s. /euronews/

Show More

Related Articles

Back to top button