BotaLajme

Marrëveshja për drithërat do të zgjatet edhe për 120 ditë të tjera, tha ministri ukrainas

Ministri i infrastrukturës i Ukrainës ka thënë se marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi, e arritur në korrik, do të zgjatet edhe për 120 ditë të tjera.

Ministri Oleksandr Kubrakov nuk dha detaje të tjera, raporton Aljazeera.

“Marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi do të zgjatet për 120 ditë”, shkroi ai në Twitter, duke e quajtur atë “një hap tjetër të rëndësishëm në luftën globale kundër krizës për ushqim”. /arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button