10 milionë qytetarë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve të fundit ruse në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti, Volodimir Zelensky në mesnatë.
Të paktën 7 persona mbetën të vdekur nga këto sulme.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të rrëzojë gjashtë raketa lundrimi dhe pesë dronë, informoi gjithashtu presidenti.
Të enjten, Rusia goditi Ukrainën me një breshëri të re raketash, duke shënjestruar stacionet elektrike dhe banesat civile.
Kjo ka qenë një taktikë ruse e kohëve të fundit pas pengesave në fushën e betejës dhe ndikimi i saj ka filluar të ndihet më i mprehtë.
Njerëzit në Kiev u zgjuan në borë të enjten në mëngjes, dhe shkëputja e energjisë elektrike e ka vështirësuar situatën duke i lënë pa ngrohje.
© SYRI.net