BotaLajme

Forcat ukrainase fundosin dy anije ruse në Detin e Zi

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur dy anije ruse në Detin e Zi. Lajmin e bëri të ditur komanda operacionale “Jug” në Facebook, duke saktësuar se janë anije ushtarake ruse të fshehura në grykëderdhjen e Dnieper.

Këto anije ishin në gatishmëri  për të kryer operacione sabotazhi dhe zbulimi.

Sipas të njëjtit burim, të cituar nga mediat, dje mbrojtësit ukrainas shkatërruan tre depo municionesh të pro-rusëve në Jug. Kujtojmë se në prill ukrainasit kanë fundosur anijen “Moskva”, një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës ruse. /abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button