BotaLajme

Rreth 30% e territorit të Ukrainës është minuar shkak lufta me Rusinë

Rreth 30% e territorit të Ukrainës është minuar për shkak të luftës me Rusinë, ky është dyfishi i sipërfaqes së të gjithë Austrisë. Numri i minave të vendosura nga palët kundërshtare është dhjetëfishuar në krahasim me periudhën para shpërthimit të konfliktit më 24 shkurt, sipas të njëjtit burim.

Minat janë përdorur tashmë në Ukrainë që kur shpërtheu konflikti midis ushtrisë qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në Donbas, siç njihet rajoni lindor i vendit, në vitin 2014.

Operacionet e çminimit janë duke u zhvilluar në rajonet Kherson dhe Mykolife. Bëhet fjalë për toka me një sipërfaqe totale prej 8000 kilometrash katrorë. Gjysma e sistemit energjetik është jashtë funksionit.

OKB-ja, paralajmëroi se mungesat e energjisë elektrike dhe ujit në Ukrainë rrisin rrezikun e një fatkeqësie humanitare në dimër.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjithashtu njoftoi ditën e djeshme se BE-ja dhe partnerët e saj synojnë të vendosin sanksione të reja kundër Iranit, i cili akuzohet se i ka ofruar Rusisë dronë që i përdor për të goditur Ukrainën.

Kryeqyteti Kiev dhe rajoni rreth Odessa, në Detin e Zi, si dhe më shumë se dhjetë provinca të tjera po përballen me ndërprerje të energjisë, konfirmoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button