BotaLajme

Rritja e çmimeve/ Qeveria italiane heq për një vit TVSH-në për ushqimet bazë, ulet për produkte të tjera

Për shkak të rritjes së çmimeve qeveria italiane do të heqë për një vit tatimin për vlerën e shtuar për ushqimet bazë si buka, qumështi apo makaronat. Plani i kryeministres Meloni është që në paketën re fiskale në funksion të buxhetit 2023, të bëhen ndërhyrje për të lehtësuar kostot e jetesë së qytetarëve.

TVSH-ja ulet me 5% për produktet për fëmijë dhe higjienën intime femërore (si pecetat higjienike).

Italia ka pasur historikisht një TVSH të reduktuar për të gjitha ushqimet e shportës pa përjashtim në vlerën 4%, por masa e re që është në tavolinën e qeverisë është një përpjekje më shumë për të frenuar rritjen e çmimeve që ka nisur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Kabineti Meloni po merr në konsideratë gjithashtu që të ulë me 3 pikë përqindeje edhe taksat e punës për të gjithë të punësuar në Itali pa përjashtim. Edhe kjo masë është në funksion të krizës së shtrenjtimit të jetesës, ndërkohë që në xhepat e punëtorëve italianë do të përfundojnë mbi 3,5 miliardë euro.

Qeveria e re italiane po diskuton po ashtu një paketë të re për mbështetjen e familjeve, me lehtësira fiskale, anulim gjobash e kamatash, dhe vendosjen një taksë të sheshtë për profesionet e lira dhe disa kategori biznesi.

Cilat janë nevojat bazë
Sipas asaj që po filtrohet për momentin, TVSH-ja 4% duhet të eliminohet të paktën për “disa” produkte ushqimore bazë. Bukë, qumësht dhe makarona me siguri. Por le të shohim se cilat janë mallrat e tjera të konsumit, në pritje për të kuptuar nëse do të përfshihen apo jo në listën e mallrave që do t’i nënshtrohen uljes së TVSH-së. Lista përfshin perime (të freskëta dhe të gatuara ose të ngrira) dhe fruta (gjithashtu të gatuara dhe të ngrira, por pa sheqer të shtuar). Më pas gruri, mielli, ulliri dhe vaji vegjetal, krikerat dhe produktet e tjera të “bukës së zakonshme” pa shtuar mjaltë, vezë, djathë apo sheqer. Gjithashtu brenda ka domate dhe konserva të qëruara, si dhe djathëra dhe produkte qumështi. Nga ana tjetër, mishi dhe peshku i nënshtrohen një norme prej 10% (dhe për këtë arsye nuk do të reduktohen në zero).

Show More

Related Articles

Back to top button