Kryeministri britanik Rishi Sunak është takuar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në vizitën e tij të parë në Kiev që nga marrja e detyrës.
Takimi u mbajt për të “konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar” për Ukrainën në luftën e vazhdueshme kundër Rusisë, tha një zëdhënës i Kryeministrit.
“Ne diskutuam çështjet më të rëndësishme për vendet tona edhe sigurinë globale”, shkroi Zelensky në Telegram pas takimit.
“Ne jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, shtoi ai.